Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike, do të vijojnë ndikimin e tyre, duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave të cilat në zonat veriore, do të jenë më të të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu.
Parashikohet që orët pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave, duke rrezikuar reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, por intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët, deri në 29°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor, duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 5 – 6 ballë.