Parashikimi i motit 15 Janar 2025, bien sërish temperaturat

Ditën e sotme në vendin tonë, depërtimi i masave ajrore të ftohta Polare do të vijojnë ndikimin e tyre, duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave.

Bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta, ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira më të dendura, ku priten reshje të izoluara dëbore.

Parashikohet që orët e pasdites, të zhvillojnë përkohësisht vranësirat në Qendër dhe Jug të territorit, duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale, por rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -8°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore, deri në 10°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.


Shtuar 15.01.2025 07:39