Paparacët e kapin sërish “mat” me të dashurën, shpërthen Balotelli: Më lini të qetë (FOTO LAJM)

Dayane Mello nxiti thashetheme gjatë javëve të fundit me deklaratat e saj, të cilat u përforcuan me publikimi i të përjavshmes “Chi” , që kishte kapur modelen e bukur brazilian në shoqërinë e sulmuesit të Monza-s, Mario Balotelli.

Mirëpo kësaj here, ky i fundit ka ka vendosur të reagojë, duke mohuar lajmin, të cilin e ka cilësuar si një gënjeshtër.

Përmes një “Story” në Instagram, sulmuesi italian deklaroi: “Pse Mario Balotelli nuk mund të ketë një mik, të hajë në shoqëri, të bëjë shaka apo të qeshë ose të kalojë kohë, kur menjëherë mendoni për çifte, seks , dasma? Por kaq mjafton! Më lini të bëj jetën time të qetë dhe paqësore. Mos më irritoni me historitë tuaja të rreme. “

Shtuar 6.05.2021 05:05