PAMJET/ Sot dolën autorët, si u vra gabimisht Erion Çela në masakrën e “Don Boskos” teksa priste të bëhej baba (VIDEO)

Ditën e sotme policia tha se vëllezërit Beqiraj kishin marrë porosi për kryerjen e disa vrasjeve në kryeqytet, mes të cilave edhe atë për vrasjen e Geron Hasanbelliut, të porositur nga Kasandër Noga.

Ata ishin nisur për të kryer këtë porosi, por ngatërruan objektiv dhe vranë Erion Çelën, i cili atë kohë priste të bëhej baba, raporton albeu.com.

Atentati me breshëri kallashnikovi ndodhi pranë ambienteve të bar Fox, në zonën e “Don Boskos” ku mbetën edhe 4 persona të tjerë të plagosur.

Sipas burimeve për albeu.com, 3 prej të plagosurve gjendeshin në të njëjtën tavolinë me viktima dhe 1 në tavolinën ngjitur.

Kush është viktima:

Viktima Erion Çela është pronar i një tabakino. Mësohet se 35-vjeçari ka ndryshuar emrin, pasi më herët është njohur si Adriatik Çela. Viktima priste të bëhej baba i një vajze.

Kujtojmë se vëllezërit Beiraj kishin ndihmuar edhe në disa atentate të tjera të ndodhura në zonën e Tiranës dhe Durrësit./albeu.com/


koment