Atentati me viktima në Don Bosko, befason Artan Hoxha: Sot jemi në luftë dhe krismat janë të zakonshme (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak orë më parë në zonën e Don Boskos në kryeqytet, ku pas një atentati me armë zjarri humbi jetën një person dhe u plagosën katër të tjerë.

Hoxha ka e ka paralelizuar situatën me një video të një filmi shqiptar dhe shprehet me ironi se sot jemi në luftë dhe krismat e armëve janë diçka e zakonshme.

“Keni degjuar krisma te Don Bosko??!!

Kush ka degjuar krisma????!!!!

Ti?? Ti??? Apo ti???!!

He pra, kush ka degjuar krisma???!!

Ja pra qe krisma nuk ka patur.

Edhe nese ka patur, ato nuk kane qene ketu, por diku larg…

Sot jemi ne lufte dhe krismat jane te zakonshme.

Fiks e ka thene, sot jemi ne lufte dhe krismat jane te zakonshme”, është shprehur Hoxha në faqen e tij në Facebook./albeu.com/


Shtuar 4.01.2022 20:26