PAMJET/ Humbën jetën në Bullgari, mbërrijnë në Shkup trupat e pajetë të 45 viktimave (VIDEO)

Kanë mbërritur pak më parë në Aeroportin e Shkupit 45 trupat e pajetë të aksidentit tragjik në Bullgari.

Transportimi i tyre është vonuar me disa orë për shkak të motit të keq.

Ata janë sjellë me dy avionë ushtarakë nga Bullgaria.

Viktimat u dërguan në Shkup pas përfundimit të ekzaminimeve nga autoritetet lokale për shkaqet që çuan në vdekjen e tyre.

Tashmë trupat do t’u kthehen familjarëve, të cilët do të kryejnë edhe varrimin e tyre.

Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi më datë 23 nëntor ku autobusi po kthehej nga një udhëtim në Turqi./albeu.com/

KLIKO KETU PER VIDEON