Pamje tmerri! Shihni çfarë ka mbetur nga shpërthimi i bombolës ku u plagosën 4 familjarë në Velipojë (FOTO LAJM)

Një hotel në Velipojë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Shkak është bërë shpërthimi i bombolave të gazit që ndodheshin në një magazinë në pjesën e pasme të hotelit dhe mësohet se të lënduar kanë mbetur katër anëtarë të familjes që zotëron hotelin.

Mes të plagosurve janë 2 të mitur, një 18 vjeçare dhe një 30 vjeçare. Ata janë transportuar drejt Tiranës pasi kanë pësuar djegie të rënda.

Pamjet që shihni më poshtë janë pas shpërthimit të bombulës në fjalë, ku duket qartë dëmtimi shumë i lartë nga flakët që përfshi në hotelin dhe lënduan 4 shtetas.

Shpërthimi la të plagosur katët anëtarët e familjes Gjoka, Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka  19 vjeç dhe Alketa Gjoka 30 vjeç, ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 7 të mëngjesit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

 

Shtuar 4.07.2021 09:03