Pak “dritë” për refugjatët ukrainas, BE po përgatitet t’u japë të drejtën për të qëndruar dhe punuar deri në tre vite

Të paktën 500,000 refugjatë ukrainas kanë hyrë në BE deri më tani, tha komisionerja e çështjeve të brendshme të BE, Ylva Johansson pas një vizite në një pikë kufitare midis Rumanisë dhe Ukrainës .

Ministrat i kërkuan të dielën Johansson-it të përgatisë propozime për të nxitur direktivën e mbrojtjes së përkohshme të BE-së, e hartuar pas luftës së viteve 1990 në Ballkan, por që nuk është përdorur kurrë deri më tani.

E krijuar për të trajtuar ardhjet masive të personave të zhvendosur në bllokun 27-vendesh, direktiva parashikon të njëjtin nivel mbrojtjeje në të gjitha shtetet e BE-së, duke përfshirë një leje qëndrimi dhe akses në punësim dhe mirëqenie sociale.

Johansson tha se shpresonte që ministrat e brendshëm të BE-së të bien dakord deri të enjten për skemën e mbrojtjes për ata që ikin nga Ukraina.


Shtuar 28.02.2022 14:46