Osmani për Al Jazeera: Nëse e lejojmë Putinin të marrë atë që do, ky do ishte fundi i demokracisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, u shpreh se nëse e lejojnë Putinin që të marrë atë që do në Ukrainë, atëherë sipas saj ky do të ishte fundi i demokracisë.

Komentet Osmani i bëri në një intervistë për Al Jazeera.

Osmani duke folur për luftën në Ukrainë theksoi se të gjithë së bashku duhet të sigurohen që regjimi i Putinit do të bjerë.

“Nëse ne e lejojmë Putinin që të merr atë që do, ky është fundi i demokracisë. Ky është fundi i rregullave të të drejtës ndërkombëtare. Për këtë arsye të gjithë së bashku vendet e mëdha dhe të vogla duhet që të punojnë së bashku që të ndalohet ajo se çka është duke bërë tani Rusia dhe të sigurohemi që regjimi i Putinit do të bjerë”.

E para e shtetit të Kosovës shtoi se regjimet autokratike asnjëherë nuk kanë siguruar paqe të qëndrueshme në asnjë vend të botës. Kujtojmë se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Katar ku ka takuar krerët më të lartë të këtij vendi./albeu.com/