Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një adresimi drejtuar qytetarëve për Vitin e Ri 2023, ka uruar që vit i ri të jetë vit i shpresës, por mbi të gjitha të jetë vit i veprimit për të avancuar gjithnjë e më shumë demokracinë dhe ekonominë tonë, si dhe për të konsoliduar gjithnjë e më tepër prezencën dhe imazhin në çdo cep të botës.
Osmani tha se pavarësisht sfidave që na kanë përcjellë nëpërmjet dedadave, populli jonë ka dëshmuar se është shpresëplotë dhe i përkushtuar për një të ardhme më të ngritur.
Të lidhura
None found
“Sonte përderisa mblidheni me familjen, shoqërinë, njerëzit tuaj të dashur, shpresoj që po ashtu të kujtoni gjërat për të cilat jeni mirënjohës e gjithashtu të reflektoni se si mund t’i kapërcejmë kolektivisht disa nga sfidat me të cilat përballeni si shoqëri e si vend. Jam e vetëdijshme se momenti i ndërrimit të motmoteve do t’iu gjejë disa nga ju në ambientet e punës, duke i shërbyer vendit tuaj e duke ndihmuar ekonominë tonë. Të gjithë juve u jemi pafundësisht mirënjohës e ju falënderojmë “, ka thënë ajo.
Osmani është ndalur edhe të baskatdhetarët tanë të cilëve iu uroi mirëseardhje në vendin e tyre.
“Jemi vërtet të lumtur t’u kemi në mesin tonë, dua edhe juve t’iu falënderoj që vazhdoni të jeni sytë tanë e zëri ynë në kryeqendra anembanë globit. Nuk do të pretendoj që ka qenë një vit i lehtë me gjithë sfidat e sigurisë globale që kanë rezultuar me sfida ekonomike e të energjisë, të cilat janë ndjerë nga secila familje në Kosovë. Duhet edhe shumë mund e shumë punë e vazhdueshme për të adresuar këto sfida me sukses. Por po këtë vit kemi shënuar edhe arritje e suksese të shumta, megjithatë ne nuk dihet t’i marrim ato si të mirëqena, ne duhet të punojmë gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më mirë. Si një vend i vogël ne po shënojmë gradualisht historinë tonë moderne me sukseset që na bëjnë krenar dhe ambiciet e shëndosha që na shpijnë gjithnjë e drejt majave më të larta”, tha ajo, duke shtuar se në këtë rrugëtim ka qenë e vlefshme ka qen mbështetja e aleatëve tanë ndërkombëtar dhe se do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në koordinim me ata.
Ajo falënderoi pjesëtarët e FKS-së dhe Policisë së Kosovës për kontributin e tyre, derisa shtoi se sfidë mbetet edhe dhuna ndaj gruas, dukuri kjo e cila duhet të luftohet e të jetë prioritet shtetëror.
“Uroj që ky vit i ri të jetë vit i shpresës, por mbi të gjitha të jetë vit i veprimit, një vit ku do të veprojmë bindshëm e me përkushtim në çdo drejtim për të arritur synimet tona të përbashkëta, për të avancuar gjithnjë e më shumë demokracinë dhe ekonominë tonë e për të konsoliduar gjithnjë e më te[për prezencën dhe imazhin në çdo cep të botës, gëzuar vitin e ri 2023”, tha ajo./Kosovapress/
