Organizuan lojëra fati, ndiqen penalisht dy shtetas në Elbasan

Procedohen penalisht dy shtetas, përkatësisht shtetasi me iniciale O. C., 28 vjeç dhe shtetasi I. R., 60 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se këta dy shtetas organizonin lojëra fati në mënyrë të kundraligjshme.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Evidentohen 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara, procedohen penalisht 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin:
• O. C., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive;
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, shtetasin:
• I. R., 60 vjeç, banues në Gramsh pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit të tij iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një iPad në të cilin kishte të hapur faqe interneti për baste sportive.
vijon…/albeu.com/


Shtuar 10.08.2021 13:06