Organizonte lojra fati nëpërmjet celularit, procedohet 32-vjeçari në Berat

Një 32-vjeçar është proceduar penalisht pasi organizonte lojra fati nëpërmjet celularit. Gjithashtu janë proceduar dhe dy të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

DVP Berat

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, procedohet penalisht 1 shtetas.

Procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u procedua penalisht shtetasi K. T., 32 vjeç, banues në Poliçan, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tij, të cilin e kishte të paregjistruar si subjekt tregtar, u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shtatë aparate celular dhe një laptop.

Po nga specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik u procedua penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi L. K., 46 vjeç, banues në Dimal, pasi gjatë kontrollit u konstatua duke ushtruar aktivitetin në lokalin e tij, i papajisur me kasë fiskale.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L. R., 49 vjeç., pasi me anë të mashtrimit ka përfituar një shumë eurosh nga një shtetas nga Mbretëria e Bashkuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 18.06.2021 09:22