Organizatorët e Eurovizionit japin arsyet pse Ukraina nuk do të mirëpresë festivalin vitin e ardhshëm

Organizatorët e Eurovizionit kanë shpjeguar pse morën vendimin për të përjashtuar Ukrainën si mikpritëse të edicionit të vitit të ardhshëm.

Ata thanë se rreziku “i rëndë” i sulmeve ajrore dhe rreziku “i lartë” i viktimave masive ishin arsyet e vendimit.

Kujtojmë se ishte Ukraina ajo që këtë vit fitoi konkursin në Torino, dhe tradicionalisht vendi që fiton mirëpret aktivitetin vitin e ardhëm

Por organizatorët, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), thanë se Eurovizioni i vitit 2023 nuk do të mund të zhvillohej në Ukrainë.

Mbretëria e Bashkuar, konkurrenti i së cilës u rendit në vend të dytë, po konsiderohet si një mikpritëse e mundshme.

Të enjten, EBU tha se “e kupton plotësisht zhgënjimin”,  por në një deklaratë u theksua se vendimi ishte “udhëhequr” nga përgjegjësia e saj për të garantuar sigurinë e të gjithë të përfshirëve në ngjarje.

“Të paktën 10,000 njerëz janë zakonisht të akredituar për të punuar në Eurovision Song Contest, duke përfshirë ekuipazhin, stafin dhe gazetarët. 30,000 fansa të tjerë pritet të udhëtojnë në këtë ngjarje nga e gjithë bota. Mirëqenia e tyre është shqetësimi ynë kryesor”, tha ai duke shtuar se rregullat e festivalit lejojnë që eventi të zhvendoset “në një situatë force madhore siç është një luftë e vazhdueshme”.

EBU tha se nuk ishte marrë asnjë vendim përfundimtar për vendin pritës të vitit të ardhshëm./albeu.com


Shtuar 23.06.2022 17:46