Oktoberfest në Gjermani, edhe birra “viktimë” e inflacionit

Në kryeqytetin e landit të Bavarisë, Mynih, nisi Oktoberfest, festivali më i madh i birrës në botë.

Edicioni i 188-të është planifikuar që të zgjasë edhe dy ditë më shumë se zakonisht, me shpresën për t’u rikthyer në ditët e lavdishme të festivalit – para se të niste pandemia.

Mynihu pret të paktën gjashtë milionë vizitorë nga e gjithë bota.

Por rritja e inflacionit në Gjermani ka ndikuar edhe në çmimin e birrës.

Një litër kushton nga 12.60 euro deri në 14.90 euro – një rritje prej afërsisht 6.1% krahasuar me vitin e kaluar.

Festivali i birrës do të përfundojë më 3 tetor, kur Gjermania feston 33 vjetorin e ribashkimit të saj. /DW


Shtuar 20.09.2023 08:12