OBSH: Vaksinimet në Afrikë duhet të rriten në mënyrë dramatike

Ritmi i vaksinimeve në Afrikë duhet të rritet me mbi 7 herë në rreth 150 milionë në muaj mesatarisht për të arritur qëllimin global të vaksinimit të 70% të popullsisë së çdo vendi, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Siç qëndron, 1 në 3 njerëz globalisht janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19, por në Afrikë ky raport është 1 në 25”, tha Dr Benido Impouma nga OBSH Afrika në një konferencë shtypi.

Ai i tregoi këto të dhëna në një samit virtual që synon rritjen e normave globale të vaksinimit kundër Covid. Ndërsa Presidenti amerikan Joe Biden u zotua se SHBA të dhurojë 500 milionë doza të tjera të vaksinës Pfizer për vendet në zhvillim nga viti i ardhshëm./albeu.com


Shtuar 23.09.2021 15:36