Oborri i selisë mbushet me makina, strategjia e Bashës për të penguar protestuesit (VIDEO

Sot ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë para selisë së Partisë Demokratike, për të nxjerrë kryetarin Lulzim Basha nga zyra.

Por, që të mos ketë mundësi për t’u mbledhur shumë njerëz para selisë, Basha ka zgjedhur që oborrin ta mbushë plot me makina.

Në një video të siguruar nga albeu.com, shihet se kanë filluar të mblidhen protestuesit e parë.

 

 


Shtuar 8.01.2022 09:30