Nxënësi i shkollës fillore shkon me armë zjarri në shkollë, Policia e Kosovës publikon pamje (FOTO LAJM)

Me 26 shkurt 2022, policia në Suharekë ka pranuar një informatë se në shkollën fillore “Migjeni’, të fshatit Gjinovc të Suharekës, një nxënës gjate orës së mësimit e ka ekspozua armën të cilën e ka pasur në brez..

Me këtë rast hetuesit policor kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë ne cilësinë e provave materiale armën: Një Pistoletë dhe një karikator.

Bëhet fjalë për nxënësin me inicialet E.N, i datëlindjes 2006 m/sh/k, ka njoftuar policia, transmeton Express.

“I dyshuari i mitur është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës ,në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Policia ka publikuar pamje të armës së sekuestruar:/Express


Shtuar 27.02.2022 08:24