Është numëruar kutia e parë e votave në Durrës.
Sipas të dhënave të para të publikuara nga KQZ në Durrës kryeson kandidatja e Partisë Socialiste Emirjana Sako me 166 vota ose 65.87 %. I dyti renditet ai i “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka me 54 vota ose 21.43 %. Ndërsa i treti është kandidati i Partisë Demokratike, Luan Hoti, i cili ka marrë 32 vota ose 12.70 %.
Deri më tani Dibra është Bashkia e vetme që nuk ka nisur ende numërimi.
Ndërsa në Vorë që numërimi ishte elektronik, fitoi kandidati i PS-së, Blerim Shera./albeu.com/