Numërohen gjysmat e kutive/ Basha dhe Rama “luftë” për Tiranën, si janë ndarë votat deri tani?

Partia Socialiste kryeson rezultatin në Tiranë deri tani. Nga 1243 qendra votimi janë numëruar 637 prej tyre.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve PS ka marrë 115171 ose 49.01 %. Partia Demokratike ka rikuperuar votat. Aktualisht PD ka 91033 vota ose 38.74 %.

Ndërkohë Lëvizja Socialiste për Integrim ka 13755 vota përkthyer në 5.85 %.

Ajo që vihet re është shifra e lartë e votave të pavlefshme. Sipas të dhënave deri më tani kanë rezultuar 9353 vota të pavlefshme. /albeu.com/

 

 


Shtuar 26.04.2021 22:28