54 kuti të panumëruara, si është rezultati deri tani në Elbasan

Në Qarkun e Elbasanit janë numëruar deri në tani 457 nga 511 në total. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani më shumë vota ka siguruar Partia Socialiste me 76649 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 51835 vota, ndërsa LSI ka marrë 6512 vota.

Procesi i numërimit vijon normalisht, ndërkohë që vetëm 54 kuti nuk janë hapur ende./albeu.com


Shtuar 26.04.2021 22:31