Nuk u kursye ndaj dy policëve të Shqiponjave, del nga burgu presidenti i Klubit Kastrioti

Gjykata e Tiranës ka liruar sot nga qelia Alban Voglin, president i klubit të futbollit Kastrioti dhe Gazmend Voglin, administrator i klubit.

Për Alban Voglin gjykata caktoi masën “detyrim për paraqitje”, ndërsa për Gazmend Voglin “arrest në shtëpi”. Ata u arrestuan ditën e diel pas një përplasjeje fizike që patën me dy punonjës të njësisë Shqiponjat.

Presidenti i Kastriotit dhe drejtuesi tjetër i saj, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kastrioti, hynë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.

 


Shtuar 11.05.2021 10:51