“Nuk kam qenë asnjëherë single”, Ervin Salianji rrëfehet për herë të parë për jetën private

Demokrati Ervin Salianji ishte i ftuar sonte në emisionin “Jashtë Loje”, ku si kurrë më parë ka rrëfyer për jetën e tij private dhe profesionale.

Sa i përket jetës private gjithmonë është folur për të në mediat rozë, por rrallë kemi marrë deklarata nga vetë ai.

Gjatë intervistës, moderatorja i bën pyetjen pikante nëse e ka njohur dashurinë, ai e pranon se e ka njohur dashurinë, nuk është beqar dhe nuk dëshiron ta bëjë publike jetën e tij private.

“Unë nuk kam qenë asnjëherë single. Unë nuk kam qenë ndonjëherë në situata ku kam pritur të kem një lidhje personale për të dalë e për të bërë show mediatik dhe për të qenë në qendër të vëmendjes për shkak të saj.”

Sa i përket vendimit për martesë ai shprehet se do të vi në kohën e duhur dhe në momentin e duhur.

Shtuar 17.05.2021 10:05