Nuk ka dyshime, Sarri shumë pranë firmës me ekipin e njohur

Maurizio Sarri është favoriti kryesor për ta zëvendësuar Paulo Fonsecan te Roma, kanë njoftuar mediat italiane të enjten.

Mësohet se agjenti i Sarrit tashmë është takuar me drejtuesit e Romës dhe gjasat janë të mëdha që ish-trajneri i Juventusit ta marrë drejtimin e Romës për sezonin e ardhshëm.

Sarri është i papunë prej vitit të shkuar kur u shkarkua te Juventusi dhe te Roma po shihet si personi i duhur për ta zëvendësuar trajnerin aktual, Fonsecan që nuk ka pasur rezultate të mira këtë edicion.

Sarri tashmë ka refuzuar ofertën e Fiorentinas dhe gjasat janë të mëdha që të pranoj ofertën e Romës.

Shtuar 1.04.2021 07:04