Nuk ja arritën dot qëllimit, për protestuesit e dhunshëm të Berishës nisin telashet! Mbi 20 të shoqëruar

Pas protestës pranë selisë së Partisë Demokratike, ku u përdor dhunë e ndërsjelltë, policia ka vënë në pranga 20 protestues.

Albeu.com raporton se një pjesë e personave të shoqëruar janë vëzhguar nga agjentët e policisë, civilë që ishin pranë vendit të ngjarjes në momentin që shqyen derën kryesore, thyen xhamat, shkatërruan kamerat dhe u ngjitën në katin e dytë me shkallë.

Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj me grupin hetimor dhe drejtuesit e policisë së Tiranës ndodhen në selinë e PD-së për të mbledhur provat e për të çuar përgjegjësit e dhunës përpara drejtësisë.

Kujtojmë se protesta e ditës së sotme e thirrur nga Sali Berisha u mbyll pa arritur qëllimin final, largimin e Lulzim Bashës nga selia blu. Por ish-kryeministri u shpreh se do të rikthehen sërish më të vendosur se kurrë./albeu.com/