Barcelona po mendon rikthimin e ish-sulmuesit

Rinovimi i Ousmane Dembelé me ​​Barcelonën është gjithnjë e më shumë në pikëpyetje, kjo është arsyeja pse klubi blaugrana po teston terrenin për zëvendësime të mundshme të ish- Borussia Dortmund.

Sipas raportimeve të “SPORT” , katalanasit kanë identifikuar Adama Traoré të Wolverhampton si zëvendësuesin ideal për Dembele.

I rritur në Cantera, Traoré u largua nga Barcelona në vitin 2015, por marrëdhëniet e mira mes Wolves dhe blaugrana mund të çojnë në një marrëveshje mes palëve për shitjen e anësorit spanjoll./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 8.01.2022 16:32