Kjo është viktima më e re e spitalit modular në Tetovë. Ka arritur në 14 numri i viktimave në Tetovë nga zjarri që ka përfshirë spitalin modular për trajtimin e personave të sëmurë me sëmundjen COVID-19, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.
Kjo vajza që e shihni këtu në foto është viktima më e re, ka patur nënën në atë spitalin e kobshëm të djegur mbrëmë në Tetovë. Nga pamundësia për t’a nxjerrë nënën jashtë, është djegur së bashku me nënën.
Të lidhura
None found
Incidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00. Për shkak të dëmtimeve të rënda, disa viktima do t’u nënshtrohen analizave të ADN-së./Expres

