Nuk gjeti “rehat” as me Bashën e as me Kryemadhin, Lefter Maliqi shkon tek Berisha: U bëfsh 100 vjeç!

Një ndër demokratët që po merr pjesë në Kuvendin e ish-kryeministrit Sali Berisha është edhe Lefter Maliqi.

Demokrati i cili ka kandiduar për deputet edhe për LSI, ka deklaruar për mediat se është ndjerë i prerë në bese dhe është gënjyer të paktën 3 herë nga kryedemokrati Basha.

Duke deklaruar se kjo ditë është dhjetori i dytë më I mirë se në vitin 1990, ai uroi ish-kryeministrin Berisha të bëhet 100 vjeç.

Lefter Maliqi: Jam prerë në besë, më ka gënjyer të paktën 3 herë! Unë kam të dhëna se kanë prapë filmin Skënderbeu. Sot është shi bereqet. Sot është dhjetori i dytë më i mirë se viti ’90.

E gjitha është transparente. Sot është bashkimi i opozitës. Berisha non grata? Jam i bindur se ka gisht Sorosi.

Basha goditi edhe LSI pas shpinë. Jam i bindur se asnjë nga aleatët nuk është me Bashën, por janë me Berishën sot. 77 vjeç është Berisha, ishalla Zoti e bën 100. /albeu.com/

Ndiqeni LIVE Kuvendin e Berishës: 🔽

 


Shtuar 11.12.2021 10:58