Princi Louis tërhoqi dje vëmendjen e shfaqjes gjatë aktivitetit të Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth, teksa u pa duke mbuluar veshët e tij pranë mbretëreshës, ndërsa avionët fluturonin mbi Pallatin Buckingham.
Familja ishte aty për të parë teksa avionët e Forcave Ajrore Mbretërore ulërinin lart për të nisur katër ditët e festimit, në nder të jubileut të mbretëreshës. Mediat kanë komentuar veprimet e vogëlushit, duke e quajtur atë thjesht “të lezetshëm”.
Louis shfaet në video duke ua bërë me dorë avionëve dhe madje duke biseduar me stërgjyshen e tij, monarken 96-vjeçare. Të pranishëm ishin gjithashtu vëllezërit e motrat e Princit Louis, Princi George, 8 vjeç dhe Princesha Charlotte, 7 vjeç, dhe prindërit e tyre Princi William, 39 vjeç dhe Kate Middleton, 40 vjeç.