“Nuk dua të fshihem më”, futbollisti i skuadrës spanjolle pranon se është homoseksual

Mesfushori i Getafes, Jakub Jankto, mori vendimin e guximshëm për të deklaruar homoseksualitetin e tij në rrjetet sociale të hënën. Lajmin e ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, lojtari i cili aktualisht është i huazuar te Sparta Pragë nga skuadra Getafe në La Liga.

“Si të gjithë, unë kam pikat e mia të forta, kam dobësitë e mia, kam një familje, kam miqtë e mi, kam një punë ku jap më të mirën, prej vitesh me seriozitet, profesionalizëm dhe pasion. Si të gjithë edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri. Pa frikë. Pa paragjykime. Pa dhunë. Por me dashuri. Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”, tha ai.

Jankto tani bëhet futbollisti i tretë profesionist i hapur homoseksual që luan aktualisht, pasi Josh Cavallo në Australi dhe Jake Daniels nga Blackpool bënë publike seksualitetin e tyre vitin e kaluar.

Ky është një hap i madh përpara për futbollin spanjoll dhe pritet të ketë një ndikim pozitiv në luftën për rritjen e të drejtave LGBT brenda komunitetit sportiv. /albeu.com


Shtuar 14.02.2023 10:29