Noka u përlesh fizikisht me Lulzim Bashën pas përjashtimit të Berishës? Demokrati zbulon të vërtetën

Mbrëmjen e djeshme Partia Demokratike u shkund nga themelet kur kryetari Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën.

Kjo lëvizje e papritur e Bashës është pritur me kritika të mëdha nga demokratët mbështetës të Berishës, të cilët janë të shumtë në numër.

Pas këtij vendimi u përfol në media për një përplasje fizike mes demokratit Flamur Noka dhe kryetarit Basha.

Noka ka reaguar duke zbuluar cfarë ndodhi realisht në mbledhjen e PD dhe mendimin e tij rreth vendimit të Bashës për Berishën.

“Vendimi mbi përjashtimin e Sali Berishës është perligjje e ketyre akuzave , dhe mohim i historisë së vet PD…”-shkruan Noka në Facebook.

Reagimi i Flamur Nokës:

Ne detyrim ndaj demokrateve dhe opinionit publik ju bej me dije se ne mbledhjen e grupit parlammetar une mbrojta bindjen se PD duhet tu qendroje parimeve dhe vlerave te nje demokracie dhe te drejtave qe cdo individi ja percakton kushtetuta…

Detyra e PD eshte te punoj pa reshtur te sqaroj aleatin tone strategjik rreth shpifjeve , trillimeve dhe sajesave qe Rama dhe Rilindja ju ka percjelle ne adrese te Sali Berishes….Vendimi mbi përjashtimin e Sali Berishës është perligjje e ketyre akuzave, dhe mohim i historisë te vet PD.

Vendime të tilla nuk mund të merren nga 1 person, qoftë ky dhe Kryetari, por te pyeten institucionet e Partise dhe të shkohet në referendum me votën e anëtarësisë. Siç e përmenda edhe në grup, këtë qendrim ia komunikova kryetarit Basha edhe në zyrën e tij pas berjes publik ne media te qendrimit te tij para mbledhjes. Çdo histori që e çon këtë bisedë tek banalitetet me sherre, është një shpifje e ulët dhe e neveris. /albeu.com/

 


Shtuar 10.09.2021 08:20