Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 15 Prill 2026

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime me diell pas orëve të mesditës.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët, parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mesditë si dhe shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore.

Të lidhura

None found

Pas orëve të mesditës reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët përqendrohen në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

 


Shtuar 15.04.2026 07:24