Njëri dhunon prindërit e tjetri ish-gruan, dy të arrestuar në Krujë

Policia e qarkut Durrës ka vënë në pranga dy shtetas për dhunë.

Është arrestuar E. L., 37 vjeç pasi ka dhunuar prindërit e tij dhe  P. H., 60-vjeç pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. L., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij;
  2. H., 60 vjeç, banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 12.10.2021 12:14