Liesa dhe Klea Haxhiasllani këtë të hënë ishin në programin ‘Abc e Pasdite’s me Ermal Peçin, ku folën për herë të parë marrëdhënien që kanë si motra. Gjatë bisedës kuptuan se Liesa nuk është vetëm një gocë ekrani, por dhe një vajzë që kujdeset për shtëpinë. Në këtë të fundit nuk i pëlqen rrëmuja, ndërkohë që Klea është një kuzhienjere e shkëlqyer, e mund të gatuajë pa frikë çdo gjë.
Me një fëmijëri e adoleshencë të kalur në Greqi, motrat vendosën të ktheheshin në Tiranë, për të qëndruar gjatë, e pse jo për të krijuar dhe familjen e tyre këtu. Gjëtë rubrikës “Liesa apo Klea” zbuluam se Liesa është më kursimtarja. “Jam kursimtare unë, jam person që nuk më pëlqen të shpenzoj shumë”.
Mes të dyjave gjithmonë ka qenë një “luftë” se kush është princesha e babit. Klea tha se “Princesha e babit është Liesa. Unë zihem me babin shumë kjo është e vërtetë”.
Ndërkohë në përzgjedhjen e këngës “Daddy Lessons” Liesa tha se “për Beyoce është një nga artistët e preferuara, ne udhëtuam për herë të parë me avion për të parë Beyoncen live në Milano”.
Motra e saj shtoi se të udhëtosh me Liesën: ‘Është një tmerr. Kam bërë pakt me Liesën nuk do të udhëtoj më Liesën, eksperienca jonë e fundit ishte në Itali. I dhamë një kokër për të qetësuar dhe u bë më keq. Ka qarë gjatë gjithë kohës”.
Pavarësisht diferencave në tipin që kanë secila, vajzat u shprehën se nuk qëndrojnë dot pa njëra tjetrën. Teksa Ermali i pyet se si e kanë menduar që secila do të gjëj partnerin : “Oh më fillon një gjë këtu. Nuk jam gati. Do shkoj dhe unë”, tha Liesa. Ndërkohë, Klea me shaka tha “Shko o motër”. Pas 10 vitesh te dyja vajzat e kanë përjetuar veten e tyre të suksesshme në profilet profesionale dhe nëna të realizuara./albeu.com