Një tjetër vend i bashkohet Rusisë dhe Kinës në stërvitje të përbashkëta ushtarake

Ushtria e Afrikës së Jugut ka njoftuar se muajin e ardhshëm do të zhvillojë stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Kinën në brigjet e saj.

Stërvitjet do të zhvillohen për 10 ditë nga 17 shkurt deri më 27 shkurt në qytetin port të Durban dhe Richards Bay.

Qëllimi është shkëmbimi i aftësive dhe njohurive operacionale, tha Forca Kombëtare e Mbrojtjes së Afrikës së Jugut (SANDF).

Afrika e Jugut ishte ndër vendet afrikane që abstenuan nga një qëndrim në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës. Vendi mori kryesimin e grupit të kombeve Brics – që bashkon Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën – muajin e kaluar.

Kjo do të jetë hera e dytë që po zhvillohet një stërvitje e tillë ushtarake. E para u mbajt në nëntor 2019 në Cape Town.

“Stërvitja e këtij viti do të marrë pjesë mbi 350 personel të SANDF nga grupe të ndryshme shërbimesh dhe divizionesh”, tha SANDF. /albeu.com


Shtuar 19.01.2023 15:49