Donald Veshaj ka publikuar një video të këngës së re të Elgit Dodës dhe Xhensila Myrtezajt e duket se teksti i saj i shkon shumë historisë së tij dhe Bora Zemanit. Në videon në fjalë thuhet: “A e din ti, Sa dashni kam pas unë për ty! A e din ti se zemra për ty mu ka thy…”
Kohë më parë ai shkruante se ka mbyllur porta që nuk duhet t’i kishte hapur kurrë referuar lidhjes me Beatrix. Më tej shprehej se i ka kërkuar falje Borës dhe se po pret që me ndihmën e diellit dhe kohës “Bora të shkrihet”.
“Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthe’’, -shkroi mes të tjerash ai në reagimin e parë pas daljes nga BBV.
Ndërkohë në koncerte u ka kërkuar fansave të etiketojnë Borën në këngët e tij dhe ka pranuar se kënga e fundit është dedikim për moderatoren. Kjo e fundit ka reaguar duke thënë se mes tyre për momentin nuk ka asgjë por nuk e ka përjashtuar ribashkimin./P.plus