Një plumb në gjoks e një në këmbë, niset drejt Traumës i plagosuri në Urën Vajgurore

34 vjeçari Iljaz Ismaili i cili u plagos mendjen e sotme në fshatin Poshnjë, të bashkisë Dimal  (ish-Ura Vjagurore) është dërguar në spitalin e Traumës.

Mësohet se 34-vjeçari kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia. Ismaili ka marrë një plumb në anën e majtë të gjoksit dhe në këmbë.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në lokalin e quajtur ‘Kështjella’ dhe i plagosuri i është nipi i pronarit të lokalit.

Nuk dihen ende autorët e ngjarjes, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e saj.

Shtuar 21.05.2021 22:38