“Al Capone” i Shqipërisë: Gangsteri Delon Troqe pak kohë më parë festoi 15 vjetorin e njohjes me të shoqen (FOTO&VIDEO)

Delon Troqe, 38-vjeçari nga Vlora mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme pranë biznesit të tij.

Mësohet se 38 vjeçari kishte shumë pak kohë që ishte kthyer nga Spanja.

Në videon e publikuar nga vetë Troqe në Facebook, 38-vjeçari shihet që bën xhiro me varkë.

Në foton e kopertinës në profilin e tij në Facebook, Troqe kishte zgjedhur të mbante Al Capone-n, një nga gangsterët më të njohur në Amerikë.

Në postime të tjera, Troqe nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit e tij as përvjetorin e 15-të që festonte me të shoqen, duke i shoqëruar fotot me disa ikona me zemra.

Shtuar 21.05.2021 22:50