Një i vdekur dhe 2 të plagosur, dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Milot (VIDEO)

Aksidenti i ndodhur sot në aksin rrugor Milot-Morinë, i mori jetën një prej drejtuesve të mjetit, identifikuar si Fitor Ollomani, 35 vjeç.

Gjithashtu ka mbetur e lënduar një pasagjere.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur “Ura me harqe ” mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ” Volksëagen ” shtetasi F.O., dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

 

 


Shtuar 8.05.2021 10:45

Tags: