Përveç Albano Velos dhe Andrea Bodes, një tjetër person dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Edmond Papës.
Sipas të dhënave nga grupi hetimor ai ende nuk është identifikuar por për të ka disa dyshime se ka qenë aktiv vetëm ditën e ngjarjes.
Sipas burimeve ai ka shërbyer për të koordinuar Velon dhe Boden, të cilët ishin në dy krahë të ndryshëm të rrugës.
Roli i tij besohet të ketë qenë mbajtja nën vëzhgim e banesës dhe familjarët e biznesmenit nga Saranda.
Nga analizimi i imazheve të kamerave është dalluar Andrea Bode me xhinse blu, xhup të zi, dhe atlete me gomë të bardhë, në momentin që kryen vrasjen e ndërsa rrëth 3 orë më vonë një kamera e ka fiksuar atë më një kostum të kuq në zonën e Astirit, sipas Ora News.
Lexo edhe: EMRI/ Ky është 44-vjeçari i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për vrasjen e Edmond Papës
Prokuroria e Tiranës do kryejë verifikime për efektivin e komisariatit nr.4 Dilaver Velo, babai i Albanos, nëse ka pasur dijeni për aktivitetin e të birit apo jo, dhe nëse i ka lehtësuar kushtet për tu larguar nga vendi, pas vrasjes.
Referuar sistemit TIMS Albano Velo ka dalë nga territori në datë 10 dhjetor, dhe ka shkuar në Firence. Në vendin fqinj ai ka ndenjur vetëm 4 ditë, pasi më datë 14 dhjetor ka hyrë në Shqipëri, nga aeroporti i Rinasit.
Po ashtu ai është larguar 4 ditë pas ngjarjes me drejtim Francën, ku dhe më pas u arrestua, me datën 31 dhjetor sapo mbërrit në Rinas.
Pistë kryesorë është prishja e pazareve të drogës, por Prokuroria po mundohet të sigurojë prova që mund ta lidhin vrasjen e Papës dhe Sadikajn, kjo e fundit e ndeshur më qershor të vitit që lam pas./Albeu.com/