Një dyshek të personalizuar, Rama merr dhuratën speciale në Kosovë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar itën e djeshme damiljen e ish-Presidentit Hashim Thaçi, e cila ndodhet në Kosovë.

Ndërsa ditën e sotme priti një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti.

Rama dje vizitoi edhe disa prej sipërmarrjeve kosovare.

Gjatë ndalesës në një kompani në qytetin e Gjakovës, kryeministrit iu bë një dhuratë e pazakontë.

Ai mori me vete një dyshek të personalizuar me firmën e tij dhe dy flamujt, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë, të stampuar në njërin krah të dyshekut./albeu.com

Shtuar 20.06.2022 17:19