Një ditë pasi mori drejtimin e LSI dhe e emërtoi “Partia e Lirisë” Meta në konferencë: Rrugëtim i ri

Një ditë pasi mori drejtimin e LSI dhe i ndryshoi emrin, kryetari i “Partisë së Lirisë”, Ilir Meta siç edhe njoftoi po zhvillon një konferencë për mediat.

Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se tashmë nis një rrugëtim i ri dhe se beteja politike është e domosdoshme për fatin e shoqërisë shqiptare.

Ilir Meta

Ju falenderoj të gjithë ata që nuk e kanë pasur të lehtë që për shkak të nostalgjisë, janë të ndërgjegjshëm se kjo betejë e madhe është e domosdoshme për të vendosur përfundimisht demokracinë dhe lirinë e të gjithë shqiptarëve. Dua të falenderoj të gjithë intelektualët që u bashkuan që në natën e parë, edhe ata pa eksperienca partiake, janë të mirëpritur të gjithë ata që mendojnë se nuk mund të qëndrojnë indiferentë dhe ti bashkohen këtij momenti historik.

Mendoj se duhet nisur menjeherë nga puna se për fat të mirë nuk e kemi më atë kostumin e presidentit, tani jemi pa xhaketë sot e deri ditën e triumfit jo të PL por të gjithë popullit të shqiponjave. Armiku kryesor sot është korrupsioni, që e ka rënduar situatën e çdo qytetari e familje shqiptari duke e shpërbërë. Unë dje dhashë disa statistika ku për çdo gjë Shqipëria ishte e fundit.

Kujtojmë se Monika Kryemadhi u dorëhoq nga drejtimi i LSI që mori emrin e ri ‘Partia e Lirisë’. Meta mori detyrën deri në zgjedhjen e kryetarit.

Meta ka theksuar edhe më herët se do të ketë përgatitje të vazhdueshme sa i takon rikthimit.


Shtuar 26.07.2022 13:21