Nisin hetimet për shkakun e këputjes së teleferikut në Itali, dyshimet e para

Një ngjarje tragjike ndodhi dje në Itali. Një teleferik u këput dhe ra në malin Mottarone, pranë liqenit Maggiore në Italinë veriore. Nga ngjarja mbetën të vdekur 13 njerëz, përfshirë një fëmijë 2 vjeç dhe 5 izraelitë.

Të hënën, mbetjet e teleferikut u mbyllën dhe teknikët filluan të ekzaminonin rrënojat.

Prokurorët në Milano thanë se ata kanë hapur një hetim në lidhje me ngjarjen. Hetuesit thane se, kanë sekuestruar edhe dokumentacionin teknik dhe të mirëmbajtjes së kompanisë operative.

Nga ana tjetër, një avokat për kompaninë, Ferrovie del Mottarone, tha se mirëmbajtja dhe kontrollet ishin kryer rregullisht.

Matteo Gasparini, kreu provincial i shërbimit të shpëtimit Alpine në Itali, tha se duket se kishte dy probleme të mëdha; prishja e kabllos dhe dështimi i frenave të urgjencës./albu.com