Nisi në janar! I dashuri e kërcënonte me video, si e mitura në Mirditë u abuzua nga 5 shtetas

Janë zbardhur detaje te reja nga abuzimi me një vajzë të mitur në Mirditë. Burimet bëjnë me dije se njëri prej 5 personave të arrestuar ka qënë i dashuri i saj. Dyshohet se personi në fjalë ka poseduar video intime të vajzës me të cilat e ka shantazhuar dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me të tjerë.

Dyshohet se kjo ngjarje e rëndë ka nisur prej muajit janar.

Të arrestuarit janë shtetasit Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe Adrian Gjikola 17 vjeç janë arrestuar.

Ende nuk dihet se kush prej tyre ishte i dashuri që ka nisur këtë abuzim të rëndë ndaj të miturës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.   /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 18.05.2021 11:25