Nishani sfidon Bashën: Të dalë dhe të tregojë a është shantazhuar nga Berisha

Ish presidenti Bujar Nishani gjatë mbledhjes së ditës së sotme të ‘Grupi për PD’, tha se qëndrimi i Lulzim Bashës për vendimin e DASH për të shpallur Sali Berishën ‘non grata’ ishte një qëndrim hipokrit.

Nishani tha se Basha duhet të jetë transparent dhe të tregojë ndikimin që Berisha mund të ketë pasur tek ai, teksa drejton PD. Gjithashtu ai shtoi se tek Berisha ka konstatuar modelin e ndershmërisë dhe institucionalizimit.

“Ajo që unë do të shtoj ka të bëjë më reagimin tim ndaj një qëndrimi të zotit Basha. Ne kemi të drejtën për të kërkuar transparencë. Vetë Basha duhet ta bëjë tranparencën para shqiptareve. Ka që nga vitit 2013 që në opinion ka pasur diskutim që ai është I ndikuar dhe trysnuar nga Berisha. Ai nuk e ka mohuar kurrë këtë. Ai duhet të dalë sot para demokratëve dhe para shqiptarëve dhe të tregojë a është ndikuar dhe shantazhuar nga Berisha. Basha i detyrohet opinionit publik dhe demokratëve”, tha Nishani.


Shtuar 25.05.2021 11:27