Nis transporti i kutive të votimit drejt qendrave të numërimit

Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit, në të gjitha qarqet po transportohen kutitë e votimit drejt qendrave të numërimit.

Procesi i numërimit të votave do të fillojë menjëherë.

Kujtojmë se kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se janë marrë të gjitha masat që rezultati i partive apo koalicioneve mund të dalë brenda 48 orëve, për të vijuar më tej me rezultatin për kandidatët për deputetë./albeu


Shtuar 25.04.2021 19:55