Nis takimi Kurti-Vuçiç, çfarë pritet të ndodhë

Ka nisur takimi i përbashkët mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiç në Bruksel në prani të ndërmjetësve europianë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak, nga ora 15:00 kanë zhvilluar takime të ndara me dy udhëheqësit.

Në fillim u mbajt takimi me Kurti, pastaj me Vuçiçin.

Ndërkaq, pas këtij takimi të përbashkët pritet një konferencë për media nga kryediplomati i BE-së.

Për mbajtjen e takimit ka njoftuar edhe faqja zyrtare e BE-së./Albeu.com/


Shtuar 27.02.2023 17:20