Nis fushata zgjedhore, PS e PD marrim pamje të re (FOTO LAJM)

Ditën e nesërme nis zyrtarisht fushata zgjedhore dhe dy partitë kryesore PS dhe PD kanë ndryshuar banderolat në hyrjet e selive.

Partia Socialiste ka vendosur në hyrjen e saj një banderolë me kryeministrin Rama me maskë dhe sloganin e saj ‘Shqipëria e ardhmja jonë’.

Ndërkohë Partia Demokratike ka vendosur në selinë e saj sloganin e kësaj fushate “Bashkë për ndryshimin; Shqipëria fiton”.

 

Kujtojmë se për ditën e nesërme dy partitë kryesore kanë vendosur hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, në sheshet kryesore të Tiranës.

Partia Socialiste ka lajmëruar hapjen e fushatës për ditën e nesërme në orën 17:30 në ‘Sheshin Skënderbe’, ndërsa Partia Demokratike në po të njëjtën orë në ‘Sheshin Nënë Tereza’.

 


Shtuar 24.03.2021 19:03