Nis furnizimi me ujë në Krujë pas helmimit masiv, por jo për t’u pirë

Pas thuajse një jave, pas helimimit masiv të qytetarëve, furnizimi me ujë në qytetin e Krujës ka filluar, por jo për t’u pirë. Mësohet se qytetarëve nuk u është njoftuar ende nëse duhet apo jo të pinë ujë nga çezmant.

Tashmë situata duket disi më e qetë për banorët e Krujës, por gjithsesi pjesa më e madhe e qytetit vijon të marrë ujë të pijshëm me autobote.

Në spitalin e Krujës janë 6 raste të përsëritura me helmim, por asnjë qytetar nuk është i shtruar.

Kujtojmë se të dielën, 24 tetor, dhe në ditët në vijim, për shkak të kontaminimit të ujit të pijshëm me dy baktere, janë helmuar rreth 600 qytetarë. Kjo bëri që të kishte dhe ndërprerje uji në qytet./albeu.com


Shtuar 30.10.2021 09:37