Nis asambleja e PS-së: Çfarë do të ndodhë sot?

Në orën 17:30 ka nisur mbledhja online e Asamblesë Kombëtare të PS-së. Kryeministri Edi Rama do të jetë pjesë e kësaj mbledhjeje online nga Turqia ndërsa sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla do të drejtojnë mbledhjen nga selia e PS-së.

Çfarë do të ndodhë sot?

Të gjithë eksponentët e PS-së do të japin llogari përpara kryetarit të PS-së Edi Rama.  Do të evidentohen socialistët që punuan mirë për rezultatin e 25 prillit, dhe ata që nuk ishin të suksesshëm në misionin e tyre.

Për këtë arsye forumi socialist do të vendosë për mbajtjen e zgjedhjeve të strukturave vendore të partisë, ndërsa do të miratohet edhe axhenda e mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm në 12 qershor

Pritet të kenë ndryshme në kryesi

Janë disa eksponentë të rëndësishëm të PS-së që nuk do të jenë më në kryesi pasi nuk arritën të zgjidhen dot deputetë, si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ilir Beqja, Ervin Bushati. Gjithashtu pjesë e kryesisë nuk do të jetë as Ditmir Bushati.


Shtuar 2.06.2021 17:38