Ngritën bombarduesit ndërsa Biden ishte në Tokyo, SHBA dhe Japonia mesazh Rusisë e Kinës

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë zhvilluar një stërvitje të përbashkët ushtarake me avionët e tyre luftarak.

Fluturimi është kryer mbi detin e Japonisë dhe kjo po shihet si përgjigje ndaj Rusisë dhe Kinës që ngritën bombarduesit kur presidenti amerikan, Joe Biden ishte në Tokyo.

“Forcat e SHBA-së dhe Japonisë kryejnë një fluturim të përbashkët me avion luftarak mbi Detin e Japonisë në atë që shihet si një përgjigje ndaj fluturimit të përbashkët bombardues Kinë-Rusi ndërsa Presidenti Joe Biden ishte në Tokio”, ka shkruar në Tëitter, Steve Herman, kryekorrespodenti i Zërit të Amerikës.

Zyra e Shtabit të Përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë njoftoi më datë 26 se katër luftëtarë F15 të Forcave të Vetëmbrojtjes Ajrore dhe katër luftëtarë F16 të Ushtrisë Amerikane morën pjesë në stërvitjen e përbashkët të zhvilluar nga Forca e Vetëmbrojtjes Ajrore dhe Ushtria Amerikane në Detin e Japonisë.

“Ne kemi forcuar gatishmërinë e Forcave të Vetëmbrojtjes dhe ushtrisë amerikane për të forcuar më tej aleancën Japoni-SHBA”, tha Shtabi i Përbashkët./albeu.com/